Një i mitur ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, teksa janë referuar materialet në prokurori për një ukrainas.
“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, pasi më datë 28.04.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi ukrainas G. I., 59 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka dëmtuar lehtë një 4-vjeçar, i cili ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
/a.r