Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur po ashtu të protestojë këtë të Mërkurë. Në Ditën e Punëtorëve, ata kanë marshuar në rrugën e Rinasit, por pa bllokuar qarkullimin e automjeteve.
“Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju”, “Atdheu është një pasuri që duhet ruajtur e mbrojtur”, “Të gjithë ata që duan Shqipërinë, mos të marrin arratinë”, janë disa prej mesazheve që kanë shkruar në pankarta, banera apo bluza protestuesit.
Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm, mësuesit kanë dalë po ashtu në protestë para Kryeministrisë duke kërkuar arsim më cilësor dhe rritje pagash.
/a.r