Deklarimet e 33-vjeçares në Burrel, për dhunën e pretenduar ndaj së cilës u denoncua bashkëjetuesi i saj Dario Bruci, nuk janë marrë konform rregullave. Në këtë proces nuk kanë qenë të pranishëm ekspertë pasi ajo kishte probleme të shëndetit mendor, tha ajo për emisionin “Stop” në Tv Klan.
Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Edhe më mbrapa domethënë, pas 3 javësh që Dasio u burgos, unë ndihesha shumë fajtore dhe në gjyq kam thënë që këtë gjë e ka bërë nëna ime sepse ajo ashtu ka besuar nga fjalët që i kam thënë unë por unë nuk kam qenë në gjendje të mirë të shëndetit.
Absurdi në këtë çështje shihet edhe në një tjetër detaj. Edhe pse Dario Bruçi po vuan dënimin me arrest shtëpie për dhunë ndaj partneres, kjo e fundit jeton bashkë me fëmijën e Darion në të njëjtën shtëpi. Dario thotë se akuza është e montuar pasi ai ka patur një konflikt për parkimin me shefin e krimeve në Mat Lulzim Lami.
Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Jam në një situatë, domethënë jo se nga ana shëndetësore, s’di a të flas mirë me mamin a të flas mirë me Darion sepse është një fëmijë në mes.
Dario Bruçi: Më iku truri, ç’të bëj? Arrest shtëpie, s’doja ta thyeja arrestin. Ndenja i qetë, njoftova policinë, erdhi oficeri këtu, mori provat, i dhashë ato deklaratat të gjitha çfarë ka ndodhur, çfarë s’ka ndodhur, bukur. Më 12 ka ikur Erisa, më 18 më thërret Policia e Tiranës, rajoni po nr.4 prapë që keni një denoncim të dytë. Më kërkuan që të shkoj në gjyq në Tiranë. Unë s’shkova, dy herë. Pastaj urdhër mbrojtjeje, pastaj më ka ardhur një letër këtu që nuk ka prova, s’ka fakte dhe u mbyll.
Së fundi 33-vjeçarja, nën ndikimin e së ëmës, ka ikur nga shtëpia e Darios me djalin e vogël dhe po jeton në Tiranë me nënën. E reja thotë se do që të kthehet me Darion.
Gazetari: Pra ju pranoni që të jetoni me Darion dhe këto akuza të cilat po rëndojnë mbi atë padrejtësisht, të zhduken, të fshihen?
Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Po, dhe me thënë të drejtën po ju them edhe një sekret dhe po e deklaroj publikisht që unë e dua jetën me Darion sepse është një fëmijë, është familja dhe më ka dhuruar gjënë më të bukur, më ka dhuruar fëmijën.