Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, kur dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëra nga makinat ka përfunduar në Lanë. Aksidenti ka ndodhur tek ura pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndonse aksidenti ka qenë mjaft i rëndë për fat të mirë nuk janë shënuar viktima, por vetëm dëmë të mëdha materiale. Makinat e përplasura janë njëra një benz taxi, ndërsa makina tjetër një ford focus. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar nga hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjsit e këtij aksidenti. Javanews sjell foto ekskluzive të këtij aksidenti.