Tani janë nëna të famshme, aktore dhe këngëtare tejet të suksesshme, por në ditët e adoleshencës, ato ishin narkomane të mëdha dhe mezi shpëtuar nga kthetrat e drogës. Por me vullnetin e madh dhe këmbëngulësinë, ato arritën të triumfojnë ndaj këtij vesi të keq dhe të rrezikshëm.
Është vështirë të besohet se kjo nënë dhe aktore e mrekullueshme, dikur ka qenë e varur ndaj alkoolit dhe drogës. Kur ishte tepër e re, si 13-vjeçe, Drew Barrymore ishte dërguar në rehabilitim.
Një vit më vonë, ajo kishte tentuar të vetëvritet dhe nëna e saj sërish e kishte kthyer në rehabilitim, që të përsëritëse terapinë. Vetëm kur i kishte mbushur 19 vite, ajo kishte arritur të braktisë vesin e saj të keq. Siç ka deklaruar vetë këngëtarja Stacy Ferguson Fergie, ajo fillimisht kishte filluar me marrjen e tabletave të ekstazës dhe pastaj kishte kaluar në metamfetaminën e kristaltë.
Gjatë pjesëmarrjes në një emision të Oprah Winfrey-t, ajo e ka pranuar se rregullisht ka marrë ekstazë kur është dashur të dalë në skenë.
Sot ajo është një femër e suksesshme familjare e cila është krenare me veten, familjen e saj dhe rrugën të cilën e ka zgjedhur. Në fillim të viteve të 90-ta, Nicole Richie ishte e varur ndaj heroinës.
Kur e kishte vërejtur se droga kishte marrë drejtimin e jetës së saj por edhe të vendimeve, ajo kishte marrë vendim të fuqishëm që të shkonte në rehabilitim nga droga. Dhe pas shumë vitesh përpjekje, këtë edhe e kishte arritur me sukses.
Rok-këngëtarja dhe aktorja e njohur Courtney Love, ka një histori të gjatë kur bëhet fjalë për varësinë ndaj narkotikëve. Courtney në ditët e hershme të adoleshencës, kishte provuar marihuanën.
Ky ishte vetëm fillimi, pasi qysh në moshën 16-vjeçe, ishte e varur ndaj heroinës. Pas shumë rehabilitimeve, më në fund kishte hequr dorë nga droga, përgatiti “Zëri”.