Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka ftuar Papa Françeskun në ceremoninë e vitit të ardhshëm të shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Në meshën për festën e Pashkëve, ai bëri thirrje për paqe dhe tolerancë.
“Shpresoj shumë, që vitin e ardhshëm, në njëvjetorin e shenjtërimit të Nenës Terezë ta shugurojmë këtë Kishë, të cilën ne e kemi ndërtuar në nder të nënës tonë dhe në emër të të gjithë botës.
E në emrin tuaj e kam ftuar Papa Françeskun që të vijë në shugurimin e kësaj Kishe. Dhe shpresoj shumë që ai ta pranojë ftesën”, tha ai.