Ministrja franceze e Arsimit Najat Belkacem është vetëm 39 vjeç dhe është ministrja më e re në moshë në kabinetin e qeverisë së Francës.
Historia e saj ka bërë krenarë shumë myslimanë të cilët thonë se ndihen të përfaqësuar prej saj, por është edhe një histori frymëzimi për këdo që ëndërron se një ditë mund të marrë në dorë fatin e shoqërisë së tij. Najat Belkacem mundi të shndërrohet me punën e saj nga një vajzë bariu në Marok në ministre Arsimi e Francës.
Belkacem është shndërruar në shpresën e shumë emigrantëve, me besimin se investimi tek fëmijët do të japë një ditë fryte të tilla, pavarësisht gjendjes aktuale të refugjatëve, veçanërisht atyre sirianë atdheu i të cilëve është në luftë.