MInistria Elisa Spiropali dhe ish kryeministri Pandeli Majko kane replikuar me sekretarin e pergjithshem te Foltores Flamur Noka, duke deklaruar se ky griupim politik ka dale jashte sistemit.
Flamur Noka: Në fakt kur e dëgjon Elisën të kap një emocion se thua kjo zonja është aktore apo është rastësisht në karrigen e deputetes. A ka aktrim që mund ta shpëtojë Edi Ramën apo Erion Veliajn në situatën që ndodhen. Opozita ka bërë publike prej kohësh faktet, më e fundit përfshirja e Veliajt në akte korruptive.
Këtë nuk e themi vetëm ne si opozitë por edhe mediat ndërkombëtare. Kanë nisur të thonë që mafia është nën pushtet, port edhe ka a pushtetin e saj. Bardhi u mor me Ramën, kreun e mafias. Unë po merrem me zëvendësin e kreut të mafias,Veliajn.
Ky provës duhet të bëhet nga shteti jo nga privati sot është me firmë, e faktuar. Ku shkuan 130 mln euro, të inceneratorin të Tiranës. Nesër skapi nëse do të flasë për drejtësinë do të pyesë Erion Veliaj. Nesër po qe se do të flasë duhet që t’i tundë shkresën ku ka firmën Erion Veliaj, 60 mln euro që kanë ikur në Zvicër. Janë të inceneratorit. Ka dy rrugë ose të rrëzojë dosjen që ka hetuar altin dumani, dhe të ikë, ose të arrestohet Veliaj. Ai nuk mori edhe miratimin e këshillit ka falsifikuar.
Pandeli Majko: E vërteta është, unë e kam dobësi reformën në drejtësi, unë nuk kuptoj se nuk u desh as 10 minuta nga diskutimi i drejtuesit të grupit tuaj për të kuptuar një diferencë të rëndësishme. SPAK është skap apo strukturë e drejtësisë për të luftuar korrupsionin. A është organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën kundër korrupsionit. Unë e përsëris, do respektoni institucionit apo do dilni në rrugë, bëjeni, por duhet të kuptoni.
Nëse sot rënkoni pse dolët nga zgjedhjet, nëse po bëni sot lëvizjet anti sistem, ju kanë nxjerrë nga sistemi. Pikët i keni humbur çdo ditë përballë njerëzve që nuk ju votojnë. Dinë vetëm si ti hypin kalit të pushtetit për të bërë gjërat që kanë bërë. Asnjë nga ne nuk është ngritur të sulmojë SPAK e reformën në drejtësi, sepse e respektojmë drejtësinë. Jashtë sistemit ju nuk keni të ardhme!
Elisa Spiropali: Nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja, jo vetëm elektorale. Meqë përmendi teatrin, dua t’i them se perdja e Makbethit të tij ka rënë, nuk shohin që shfaqja ka mbaruar, Shekspiri ka një përgjigje për ju, s’ka natë që s’ka të gdhirë kështu që duroni.