Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar disa dokumente, në të cilat, sipas tij, tregohet qartë se si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë transferuar pasuri të shumta në emër të njerëzve të tyre të ngushtë.
“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kamufluar një pasuri me vlerë miliona euro nga Sauku, zona përballë TEG, “Rruga e Elbasanit”, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit, në emrin e Fatime Kryemadhit (nëna e Monikës), Drini Kryemadhi (vëllai i Monës), Rexhep Metaj (babai i Metës).
Edhe pse si të ardhura të ligjshme kanë dy pensione dhe një pagë si inxhinier, tre të afërmit e çifti Meta-Kryemadhi kanë në pronësi të paktën 17 pasuri, ku përfshihen vila, pallate dhe toka.
Besoj se SPAK i ka indentifikuar këto pasuri. Nëse e ka pasur të vështirë t’i gjejë, ua jap unë letrat.
Monika Kryemadhi është aksionere në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, siç ka deklaruar vilën në Gjirin e Lalzit, pallatin në Laprakë, apartamentin 500 m2 te Kodra e Diellit etj”, shkruan ai./tema