Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga Anticikloni afrikan duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Hënë, 29 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe mjegull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim Lindje (E) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/26°C
– Zonat e ulëta 12/29°C
– Zonat bregdetare 14/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 29 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 21°C –24°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 30 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite duke u pasuar nga reshje lokale të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/23°C
– Zonat e ulëta 12/28°C
– Zonat bregdetare 14/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari