Me këshillat ushqimore që do ju japim në vijim, do të mund të zhdukni brenda pak ditëve kilet e tepërta në shëndetin tuaj, ndërkohë që metabolizimi do të marrë një rrjedhë të re. Nëse ju do të ndiqni menunë në mënyrë korrekte për 15 ditë ju do të humbni një masë të trupit tuaj, por nëse nuk ja dilni dot edhe me dy ditë do keni rezultate.
Mëngjesi: i pasur me fibra, të cilat zgjojnë metabolizmin tuaj
– Kos i skremuar 125-250 g
– 150-200 g fruta ekzotike si (mango, ananas etj./ frutat pritini hollë) shtoni edhe pak nenexhik për tretjen.
– Një filxhan me elb të përzier me një lugë mjaltë.
Këshillë plus, mëngjesit mund ti shtoni dhe një fetë bukë thekre.
Dreka: përfshini proteina si dhe ushqime që përmbajnë substanca antioksiduese që djegin kaloritë. Niseni me një sallatë jeshile, rrepë, tranguj dhe qepë ose brokoli me një lugë të vogël vaj ulliri. (sallata të jetë e prerë shumë hollë) Sallatës mund ti shtoni një kuti ton neutral ose një vezë të zier, ose djathë të grirë dhie për të balancuar sasinë e proteinave. Sallatën mund ta shoqëroni me një fetë bukë thekre. Ndërkohë që drekën mund ta mbyllësh me një kos natyral. Këshillë plus, nëse nuk ju pëlqen sallata atëherë mund të hani oriz integral të gatuar me bizele oe thjerrza ose 800 g fasule të ziera të shoqëruara me djathë dhie.
Darka: të jetë e mbushur me vitamina. Një salmon furre do ishte perfekte, të gatuar me borzilok si dhe mund ta shoqëroni me një sallatë lakre. Zemra, ju mund të hani në oraret jashtë vakteve. Kështu ju mund të hani midis mëngjesit dhe drekës dhe drekës dhe darkës një frut stine dhe një lugë bajame ose arra./Who