Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pak para nisjes së Konventës së partisë deklaroi para gazetarëve se neni për nepotizmin nuk ka lidhje me Monika Kryemadhin.
Sipas tij Kryemadhi do të jetë anëtarë e Komitetit Drejtues Kombëtar, pasi ka qenë ish kryetare partie.
“Nepotizmi e solli PL-në dhe ish LSI-në në atë situatë. Nuk është një konventë kundër Monikës, është konventë për 4 milionë shqiptarë plus. Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni për nepotizmin. Duke qenë ish-kryetare e partisë ajo është automatikisht anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Në kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse ajo dëshiron të qëndrojë në Kryesi të votohemi të dy. Nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët. I vajtën atij kur i zunë peng Gjermanët djalin Vasilin dhe i thanë ta shpëtojmë ta shkembejme me gjeneralin Von Paulus. A e dini çfarë ju tha, ju dhimbset juve më shumë djali im se mua? Po çfarë t’u miliona nenave te deshmoreve pastaj, qe shkembeva nje gjeneral me nje ushtar?”, tha Meta.
/a.r