Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në Top Channel tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po qëndron prej katër javësh në hotel.
Parulla e famshme ‘me qetësi dhe dashuri’, sipas Hoxhës, po zbatohet vetëm nga Monika Kryemadhi dhe jo nga Meta, i cili sipas gazertarit ka larguar edhe Gardën e Republikës, të cilën duhet ta mbajë deri në 5 vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit.
“Ajo parulla e famshme ‘me qetësi dhe dashuri’, në këtë moment me qetësi dhe dashuri e ka Kryemadhi, jo Meta, s’ka as dashuri se ka ik nga shtëpia, ka një muaj që rri në hotel, ka katër javë sot që qëndron aty, së dyti ka larguar Gardën e Republikës që është një problem i madh, ai është ish-president dhe 5 vite që nga momenti që ai ka lënë detyrën ai duhet të jetë çdo moment në sigurinë e Gardës së Republikës.