E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Cilët janë finalistët sipas Rudinës?
Juli, Romeo, Heidi nuk jam e sigurtë për të katërtin. Do të doja të ishte Erjola, por mendoj që do të jetë Egla. Meritonin e kam shumë xhan, është shumë tip i ngrohtë por nuk e shoh si finalist. Thjesht nuk e shoh.
Veten e saj e sheh si banore të BBV?
Jo, nuk e shoh sepse e kam shumë të pamundur të largohem nga goca. Vetëm kjo gjë më ndalon shumë. Pastaj jam pak edhe natyrë që nuk do ta përballoja kollaj izolimin për shkak se jam shumë e ngjitur me familjen. Nuk rri dot pa kontaktuar me mamin.