Një gjyqtar ka dhënë një vendim surprizë, ndaj një gruaje e cila kishte dalë para gjyqit se nuk kishte paguar taksinë.
Gjyqtari e dënoi gruan me 30 ditë burg, ose për të shmangur këtë denim, ajo duhet të bënte në këmbë rrugën që kishte bërë me taksi pa e paguar.
Victoria Bascom nga Lake County në Ohajo, po udhëtonte mes Cleveland dhe Painsevile, kur ajo u largua nga taksia pa bërë pagesën prej 100 dollarësh.
Gjyqtari Michael A. Cicconetti, i njohur për dënimet e tij “krijuese”, e urdhëroi zonjën Bascom për të shlyer 30 ditë burg për krimin e saj, para se t’i jepte shansin e pazakontë.
Gjyqtari Cicconetti i tha zonjes Bascom: “Nëse ju nuk mund të përballoni një taksi çfarë do të bëni? Do të ecni. Ndaj unë mendoj se është e përshtatshme që ju të ecni 30 milje, në vend që të beni burg.
Dhe gruaja e ka pranuar me kënaqësi dënimin dhe brenda 48 orësh ajo duhet të përshkruaj distancën për të cilën nuk pagoi lekët.
Ajo veç kësaj do paguajë 100 dollarshin e taksisë dhe do shërbejë 3 ditë në komunitet.
Kjo është drejtësi!