Një episod dhune është shënuar pasditen e së mërkurës në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku drejtori i Burimeve Njerëzore, Sokol Gjoni, është përfshirë në një konlikt me një tjetër person i cili mban detyrë shtetërore.
Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike.
Është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut Dodaj dhe sekretares së Këshillit Bashkiak, Edona Hyseni, të cilët bënë të mundur neutralizimin e dy zyrtarëve, shkruan newsbomb.
Ndërkohë mësohet se lidhur me këtë ngjarje Komisariati i Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim sa i përket këtij konflikti.
Gjithashtu, as nga Bashkia e Pukës deri më tani nuk ka një reagim zyrtar sa i përket këtij konflikti të ndodhur në zyrën e kryebashkiakut.
Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit në Bashkinë e Pukës janë regjistruar një sërë konfliktesh mes eksponentëve të PD, sa i përket dhjetra emërimeve fiktive./m.j