Iku koha kur meshkujt ziheshin në mes të rrugës, tani stafetën ua kanë lënë femrave. Pothuajse çdo ditë shikojmë apo dëgjojmë raste ku femrat përdorin dhunë ndaj njëra-tjetrës në rrugë dhe sigurisht molla e sherrit në të shumtat e rasteve mbeten meshkujt.
Në rrugët e Tiranës, duke përfituar edhe nga errësira disa vajza që duken adoleshente i janë vërsulur një tjetre duke e kapur atë prej flokësh dhe përplasur pranë një muri që ndodhej në mes të rrugës raporton Jeta Osh Qef. Ajo u është kthyer duke i thënë njërës prej tyre :”E di çfarë të bëj unë moj k**e”, por kjo mesa duket e ka nxehur “armiken” e saj dhe grushtet janë shtuar edhe më shumë.
Njëra nga vajzat që ndodhej aty ka tentuar t’i ndaj, por ka qenë e pamundur, pasi gjaknxehtësia e tyre në ato momente nuk pyeste për njeri.
Sherri ka vazhduar për shumë minuta edhe pas përfundimit të filmimit ato kanë vijuar me fjalorin banal që e shohim më së shumti në rininë e sotme, sidomos tek adoleshentët.