“Amerikanët qeshin kur dëgjojnë Metën. Prokurorët e SPAK nuk intimidohen” kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një lidhje me Skype në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.
Karamuço theksoi se disa nga këto deklarata që jepen në media nga ish presidenti Meta kalojnë me të qeshura brenda SPAK-ut duke treguar se ata që kanë marrë këtë çështje nuk tundohen apo intimidohen. Ervin Karamuço tha gjithashtu se këshilla që dy prokuroret kanë marrë është “të mbyllin telefonat, të mbyllin televizorët dhe të vazhdojnë punën.”
“Dua të jap një lajm të konfirmuar por burimin nuk e jap e dot. Kanë një këshilltar i cili mbledh informacionet nga media dhe i çon tek zyra e drejtuesit të SPAK-ut, Dumani i cili i lexon si drejtues i çdo institucioni, madje ndonjëherë këto përkthehen edhe anglisht dhe u jepen këshilltarëve që ai ka dhe sidomos atyre amerikan të DEA-s dhe FBI.
Disa nga këto deklarata janë me të qeshura brenda SPAK-ut. Kjo tregon me të vërtet se çfarë po ndodh aty brenda dhe sa të ndjeshëm janë ata me deklarimet që bën ish presidenti i republikës dhe se sa seriozisht e kanë marrë ata çështjen dhe nuk tundohen fare as intimidohen nga të gjitha ato që thuhen poshtë e lartë nëpër media.
Madje këshilla e tyre për dy prokurorët jo vetëm për këtë çështje ka qenë “telefonat mbyllur, televizorët mbyllur vazhdoni punën” u shpreh Karamuço.
/a.r