Për Partinë Demokratike, turi i takimeve me Diasporën që kryeministri Edi Rama do të nisë gjatë majit në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, është propagandë.
Sipas zëdhënëses të selisë blu, Mirela Karabina, kryeministri ka penguar votën e diasporës, ndërsa shqiptarët sipas saj janë larguar nga keqqeverisja.
Deklarata e Plotë e Mirela Karabinës
Edi Rama prej 11 vitesh ka penguar qëllimisht votimin e shqiptarëve të diasporës. Ai ka frikë nga vota e pakontrolluar e shqiptarëve nëpër botë, ashtu sikurse dhe ajo e shqiptarëve brenda vendit, ndaj pengon dhe Reformën Zgjedhore për lista të hapura.
Turi i takimeve të Edi Ramës me shqiptarët e diasporës është një shfaqe e radhës, një propagandë e përsëritur kjo e dalë boje dhe në kurriz të qytetarëve!
Shqiptarët nuk janë larguar nga vendi si pasojë e luftërave apo fatkeqësive natyrore, por për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe mungesës së shpresës.
Lidhjen e diasporës me vendlindjen nuk e bën dot më Edi Rama sepse nuk ka as moralin dhe as fuqinë politike! Bashkëpunëtorët e tij më të afërt, zëvendëskryeministër në arrati, ish ministra e ministra dhe zyrtarë të lartë paraqiten çdo ditë në dyert e drejtësisë SPAK për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.
Kështu që, cilën diasporë do të takojë Rama, atë që prej 33 vitesh kontribuon me të ardhura për të mbajtur familjet dhe prindërit e tyre në Shqipëri sepse kjo qeveri ia ka vështirësuar dhe pamundësuar jetesën normale?
Cilën diasporë do të takojë Rama, atë që e ka dëbuar dhunshëm, rininë, së cilës nuk i siguroi as arsim cilësor e kushte normale, as punësim e pagë të mirë për një jetë dinjtoze si bashkëmoshatarët e tyre ne Rajon dhe Europë?
Shqiptarët nuk joshen dhe nuk bien pre e propagandës së Edi Ramës! Ata duan zgjidhje konkrete për zgjedhjet e ardhshme në zbatim të ushtrimit të drejtës së votës, sipas Kushtetutës.
Partia Demokratike me propozimet e saj prej muajsh kërkon që të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo ndodhen, të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës përmes votimit elektronik në ambasada apo konsullata në vendet ku jetojnë e punojnë.
Edi Rama ka frikë nga vota e shqiptarëve, sidomos të diasporës, ndaj dështoi Komisionin e Reformës Zgjedhore për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votë të diasporës dhe votim elektronik.
Shqiptarët në mbarë botën ku jetojnë e kanë dhënë votën kundër të tyre, pasi ata janë larguar nga vendlindja për shkak të Edi Ramës dhe qeverisjes së korruptuar të tij./m.j
K/hajduti i shqiptarve edvin karapushti eshte pa gram karakterit,si merre ky guximinte e thote do takoj diasporen.Kure ky eshte shkaktari kryesor,qe ka penguar shqiptaret jashte vendit te votojne.Si e mendon ky idiot,se shqiptaret jane idiota te votojne per kyt hajdute,e banden e tije,me emrin ps.Kurre zdo te ndodhe nji gje e tille,qe shqiptaret te votojne kyt perbindesh galopant.Shqiptaret tani me,e kane vendosur ke te votojne,ato jane partite e reja me drejtuesit e tyre qe nuke kan futur duart ne parate e pasurite e shqiptarve.Prandaj viti 2025 eshte vendimtare per vendin e Kombin.Me voten e diaspores e te tjerte qe votojne ne vendin tone,do votojne kundra ktyre hajdtve te tri partive.kta jane ata qe kane penguar voten e Diaspores.