Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi foli për shkarkimin e tij nga presidenti Aleksandër Vuçiç një ditë para Referendumit.
Në një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Arifi gjithashtu u ndal edhe tek situata në Luginën e Preshevës, ndërsa nuk i kurseu aspak kritikat për qeverinë Kurti, duke shtuar se po mundohet të imitojë presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Përçarje shoh më shumë me Tiranën dhe Prishtinë se sa në Preshevë. Realiteti është se serbët në veri të Kosovës janë të fortë sepse Serbia i qëndron prapa, i financon me programe të ndryshme me mbështetje politike në nivel ndërkombëtar. Për ne që jemi të neglizhuar me dekada nga Tirana dhe nga Prishtina, është shumë e rëndë të na thonë tani hajde të bashkohemi.
Si me u bashkuar? Për cilin vizion dhe për cilën strategji kombëtare? Shqiptarët kudo që shtrihen duhen të kenë një strategji të përbashkët një qasje të përbashkët në një proces të përbashkët. Nisur nga ky fakt, kemi një problematike tjetër, sepse në Luginë të Preshevës përfshirja e politikës nga Tirana dhe Prishtina dallon shumë. Tirana qaset institucionalisht me ndihma konkrete, duke përkrahur me bursa edhe studentët. Ndër Prishtina nuk po mban një qëndrim. Prishtina ka qasja tjetër sepse Kurti mundohet të imitojë Vuçiç”, ka thënë ndër të tjera ai.
Nga ana e tij analisti Mentorn Nazarko nënvizoi se Kurti imiton Vuçiçin por duke bërë të kundërtën, duke dështuar në objektivin e tij./m.j