” Luftëtari i dritës mendon njëkohësisht për luftën dhe paqen dhe di të sillet sipas rrethanave” Pauelo Coelho, Manual i Luftarit të dritës. f.55
Nga Mr.sc. Metush Zenuni
Tashmë gati jemi në përfundim të fushatës elektorale në shtetin fqinjë, Maqedoninë Veriore. Në këtë shtet jetojnë afër 50% shqiptar dhe doemos ndikimi i tyre tek partitë politike në Kosovë ka pasur efekt.
Në Maqedoni, elektorati shqiptar është ndarë në dy taborre.
Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN janë dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare që mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Fronti Europian- i cili udhëhequr nga BDI dhe Lideri i saj Ali Ahmeti, një ish Lider i dikurshëm i LPK-së, njëri nga themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, në këto zgjedhje vendosi që koalicioni Fronti Evropian të përfshijë partitë më të vogla shqiptare dhe të bashkësive të tjera etnike. BDI-ja tashmë ka bërë koalicion me Partinë Demokratike Shqiptare, Partinë “Populli” dhe Partinë Demokratike Evropiane dhe me partitë e vogla të minoritetit turk, boshnjak dhe romë.
Katër partitë opozitare shqiptare për zgjedhjet parlamentare janë rreshtuar në koalicionin VLEN që përbëhet nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët e kandidatit për president Arben Taravari dhe partia Alternativa. Qëllimi i këtij koalicioni është “ndryshimi”, përkatësisht largimi nga qeveria i Bashkimit Demokratik për Integrim, që është në pushtet prej 22 vjetësh.
Koalicioni VLEN vlerëson se shqiptarët kanë nevojë për “ndryshimin e madh” që do të ndodhë në zgjedhjet e dyfishta .
Sipas asaj që deri sot kam përcjellur përmes mjeteve vizive, Fronti Europian i udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka arritur mjeshtërisht të luaj në fushën taktike të bashkimit politik, duke ofruar në këtë Front, ish Liderin e dikurshëm të pa konkurrent të PDSH-se, z. Menduh Thaqi, i cili megjithë problemet organizative me partinë e tij, është njeri me ndikim jo vetëm tek shqiptarët në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe botën shqiptare përgjithësisht. Poashtu në Front është bashkuar edhe Lideri i Aleancës për shqiptarët -ASH, z. Zjadin Sela, i cili para disa vitesh erdhi në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni me pompozitet e si vlerë e shtuar, por që nuk mundi të qëndrojë gjatë në partinë e tij, pas qarjeve të tij me z.Arben Taravari. Goditjen e fundit kundër VLEN-istëve, sipas mendimit tim, Fronti i ka bërë me koalicionin e tij të partive minoritare në Maqedoni, i cili pos që do të derivojë vota të konsiderueshme në shtetin me më shumë minoritete në Ballkan, do të ketë ndikim edhe në përqindjen e votave në partitë Maqedone, e mbi të gjitha do të ketë ndikim tek shtetet Europiane dhe SHBA, të cilat e llupë e përcjellin çdo lëvizje politike të BDI-së, si ish- parti e dalur pas luftës në këtë shtet në vitin 2001.
Koalicioni VLEN, duke qenë opozitë brenda shqiptare, një Koalicioni i partive e grupimeve të vogla, e cila si strumbullarë e ka partinë pro Islamiste BESA, e cila udhëhiqet nga Bilall Kasami, një ish anëtar i BDI-së, pa ndikim politik dhe autoritativ tek shqiptarët e Maqedonisë, ish aleat në disa zgjedhje i partive Maqedone , VMRO e LSDM, fundamentalist islamik dhe i lidhur ngushtë me pushtetin në Turqi, pastaj njërin nga udhëheqësit e Aleancës, Arben Taravari, poashtu me ide islamiste, i kandiduar për President nga ky Grupim politk, pastaj të vetëpërjashtuarit nga BDI, z. Izet Mexhiti, Fatmir Limanin dhe ndonjë kuadër periferik të BDI-së. Përparësia e këtij Koalicioni është se në krah të tyre qëndron formalisht edhe partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të cilën përparësi, ky koalicion po mundohet ta shfrytëzojë sikur kokrrama e qyqeve në pyllin e dendur. Është e çuditshme të mësohet se çe shtyu Kryeministrin e Kosovës dhe Liderin e VV-së Albin Kurti, që të bëhet aneks i këtij Koalicioni opozitar shqiptar në Maqedoni, kur dihet se partitë e një shteti tjetër, këtë rast Kosova nuk kanë të drejtë juridike e as kushtetuese të garojnë për pushtet në një shtet tjetër, këtë rast në shtetin e Maqedonisë Veriore?! Ky vendim i Vetëvendosjes për tu bërë tutorë i Besës dhe kundërshtar politik i BDI-së dhe Ali Ahmetit, i dha mundësi partive opozitare dhe mediave pro tyre në Kosovë që automatikisht të dalin në krahun e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Në fakt BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti, një veprimtar i dëshmuar i Lëvizjes Ilegale edhe në Kosovë, për më shumë se 20-vite ishte e sulmuar nga ish partitë e dalura nga lufta e Kosovës, si: PDK-AAK-NISMA e LDK, të cilët për dekada ishin në pushtet. Në këto zgjedhje në Maqedoni, ndonëse ata nuk kanë marrë pjesë aktive, vetë fakti se oponoenti i tyre është në krahun e VLEN-it, ata në stilin ``Për inatin e vjehrrësh shkojë e fle me mullingjinë`` ata kësaj radhe i kanë dalur deklerativisht dhe me pompozitet në krah BDI-së. Nëse na lejohet të kthehemi në retrospektivë, dihet mirëfilli se PDK ishte kundër UÇK-së në Mqedoni në vitin 2001, por edhe kundër BDI-së e Ali Ahmetit. Ky kundërshtim i tyre e ka gjenezën tek ish veprimtaria e zotit Ali Ahmeti në LPK dhe ndikimi i tij në krijimin e Ushtisë Çlirimtare të Kosovës -UÇK, për shkak të problemeve personale që kishte lideri i tyre Hashim Thaqi, kundër Ali Ahmetit, gjatë kohës sa këta dy ishin bashkë në LPK. Në vitet 90-të kur LPK po krijonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, një fraksion i LPK-së, i udhëhequr nga Hashim Thaqi, e komplotoi LPK-në duke krijuar të ashtuquajturën DREJTORI POLTIKE, e cila e zvogëlonte dominimin e LPK-së në UÇK dhe në Fondin ,,Vendlindja Thërret,, dhe i cili fraksion më 04 korrik 1999, mori vendim të shuaj LPK-më dhe të krijojë një parti politike mbi asetet e LPK-së. Kjo ,,hasmëri,, në heshtje e PDK-së dhe BDI-së vazhdoi edhe pas përfundimit të luftës në Maqedoni, kur PDK ne disa palë Zgjedhje, i mbajti hapur krahun PDSH-së së Menduh Thaqit duke lobuar kështu kundër BDI-së, e cila udhëhiqej nga ish bashkëveprimtari i tyre Ali Ahmeti. Duke pasur parasysh këtë të kaluar kontraverse të këtyre dy partive të daluara nga LPK-ja, shihet qartë se lotët e krokodillit që tani derdhë PDK, gjoja në përkrahje të BDI-së, nuk janë të sinqerta, nuk janë afatgjate dhe nuk janë fare dashamirëse, por janë lotë interesi momental, lotë inati patologjik, e cila më shumë ka të bëjë me luftë politike e psikologjike kundër Vetëvendojses dhe liderit të sajë ALBIN KURTI. Në të njejtën vijë politike e interesi strategjik, janë edhe shumica e mediave e portalve të shumta në Kosovë, të cilët nuk janë aspak të pavarura, por jane zyra për informim dhe propagandë të ish regjimit të kaluar. Tani shtrohet pyetja logjike, po nëse PDK ka pasur një të kaluar të kundërt me BDI-në, si mund ta kuptojmë Vetëvendosjen që nuk është rreshtuar në krah të BDI-së dhe meqë kjo parti ka vendosur të përzihet në Zgjedhjet e një shteti tjetër, pse ka vendosur të bëjë fushatë kundër BDI-së. Nëse ajo në Kosovë ka kundërshtar politik PDK-në, e cila historikisht ishe edhe kundër BDI-së, pse atëherë VV në Maqedoni nuk doli në anën e ,,armiqve`` historik të PDK-së, pra në anën e Ali Ahmetit dhe BDI-së, dhe kështu do të kishte pamundësuaer kartën e PDK-së që të sulmojnë VV-në, pas dështimit të Koalicionit VLEN. Albin Kurti, Glauk Konjufca, Avni Dehari e mbi të gjitha Albulena Haxhiu, është mirë të sqarohen para elektoratit të tyre në Kosovë, se ç
ka i shtyu ata të dilnin kundër BDI-së, veçanarisht çka e shtyu zonjën Albulena Haxhiu, të dalë kundër bashkëveprimtarit shumëvjeçarë të gjyshit të sajë AHMET HAXHIU, kundër babait të saj dhe kundër xhaxhait të sajë, ISMAIL HAXHIU, të cilët bashkë me Ali Ahmetin morën pjesë në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në vitin 2001.
Nëse Vetëvendosje dhe liderët e lartëcekur, kanë vendosur të dalin kundër BDI-së, për shkak të afrisë politike që kanë lideri i sajë Ali Ahmeti me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, mendoj se i ka bërë hesapet gabim, sepse Vetëvendosje në bazamentin e saj si subjekt politik
ështe identifikuar me programin për vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë , prandaj në këtë Maratonë politike, ajo do të duhej të bashkëpunonte ngushtë me shqiptarët në Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi, pa tendenca ndarje e diferencime politike. Poashtu nëse Vetëvendosje si parti në pushtet dhe më e madhe në Kosovë, do të duhej ti vëjë me kujdes gishtin kokës, dhe të pyes veten se a e ka vlejetur të bëhet pjesë e zgjedhjeve më herët në Shqipëri, dhe a e VLEN tash të bëhet pjesë e Zgjedhjeve në Maqedoni, kru dihet se shancat për debakël i ka të sigurta. A e kanë diskutuar Liderët e VV-së, Këshilli i saj i Përgjithshëm dhe antarësia e gjerë se kjo mendësi politike do të rrezikonte zbehjen e imazhit politik të VV-së tek anëtarët, tek simpatizantët e sajë të shumtë në Kosovë dhe jashtë vendit, duke marrë pjesë në fushata elektorale të gabuara politke ku humbja e saj do të jetë e turpshme.
Dhe krejtë në fund, fitorja aq e madhe e pritur e Frontit Europian, e BDI-së dhe e Ali Ahmetit në zgjedhjet e 24 prillit dhe të 08 majit 2024 në Maqedoni, do të nxjerrë në pozitë qesharake Vetëvendosjen, anëtarët dhe simpatizantët e sajë, të cilët janë edhe miq e bashkëluftëtar të ALI AHMETIT dhe përkrahës të BDI-së, e mbi të gjitha, do të nxjerrin fitues moral pa meritë, PDK-në dhe mediat e ish pushtetit në Kosovë, kundërshtarët strategjik të BDI-së dhe të VV-së. Nuk duhet harruar poshatu se me këtë humbje, pa pikë nevoje të VV-së në Maqedoni, do të ketë efekt domino edhe në Kosovë, sepse nuk duhet harruar se ata ish veprimtar të LPK-së dhe luftëtar të UÇK-së nga Kosova, që janë anëtar të VV-së dhe në krah të Ali Ahmetit e BDI-së në Maqedoni, e nuk e kanë pritur një ndarje të tyre politike dhe meqë kanë ndikim të madh politik dhe organizativ në VV, do të kenë ndikim edhe fatin e sajë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Mr.sc. Metush Zenuni, anëtar i VV-së/ 22.04.2024, Zvicër