Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar këtë të hënë (22 prill) me homologun e Athinës, Haris Doukas në nisje të panelit të B40-të.
Lajmi u njoftua nga vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili deklaroi se Athina dhe Tirana do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.
“I lumtur të takoja kryetarin e Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, ku shkëmbyem ide për të rritur akoma më shumë bashkëpunimin midis dy qyteteve nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe gjithashtu kënaqësi të isha pjesë e panelit të B40 të cilën Tirana e kryeson këtë vit”, shkruan Veliaj.
/a.r