Prezencë të dëborës këtë të diel ka pasur edhe në Rrugën e Kombit. Drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në segmentin Fan-Kolsh pasi ka prezencë të borës e akullit.
Ndërsa gazetari Martin Marku mëson se një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje kur hasën në rrëshqitje në akull dhe u përplasën e bankinën anësore.
Fati ka shpëtuar tre udhëtarët në të. Menjëherë janë parë në terren edhe borëpastruesit që të bëjnë të mundur pastrimin e rrugës dhe lëvizjen e lirë të automjeteve në këtë segment rrugor.