Erjon Braçe ka komentuar në Facebook deklaratën e Lulzim Bashës për reformën në drejtësi se “PD nuk dialogon me terroristët, qofshin këta edhe terroristë kushtetues”.
“Terrorizmi nuk mund të jetë kushtetues, o Lylzim!
Çdo ditë bindem që ky nuk është idiot, thjesht nuk di kuptimin e fjalëve që përdor.
Lylzim Basha, rasti kur padija është funksionale! Çdomethënë “terrorist kushtetues”?
A ma shpjegon dot kush çdo të thotë ky term i ri?
Në dijeninë time, terrori dhe terrorizmi në demokraci janë antikushtetuese, jo kushtetuese.
Përshembull: pushkatimet publike të katër shtetasve shqiptarë më 21 janar dhe plagosja e mbi 12 të tjerëve po në ato minuta, kishte trajtën e terrorizmit, terrorit shtetëror ndaj kundërshtareve politikë, por tërësisht antikushtetues, jo kushtetues.
Lylzim Basha ka dy ditë që përdor këtë term. Unë nuk kam më pikë dyshimi se Lylzim Basha nuk është idiot, thjesht nuk di kuptimin e fjalëve që përdor.
Në të tilla kushte, padija është funksionale; e kujtoni besoj termin “analfabetizëm funksional”.
Ja ku e keni të materializuar!!”, shkruan Braçe.