Gemma Laird, një mësuese 21-vjeçare në County Durham në Angli u pushua nga puna, pasi prindërit e nxënësve zbuluan fotot e saj si modele e të brendshmeve.
Laird, nënë e një vajze 4-vjeçare, tha se ia kishte bërë të ditur shkollës që para se të fillonte punë, se kishte punuar si modele më parë.
Pas ankesave të prindërve, drejtoresha e shkollës e thirri dhe i tregoi se kishte një peticion kundër saj. Drejtoresha i tha se nuk donte që nxënëtist “të mendonin se modelimi ishte i pranueshëm”.
“Drejtoresha më tha se nuk donte ta bënte atë bisedë me mua, por ishte e detyruar ta bënte. Më tha se dikush kishte hyrë në faqen time në Facebook dhe kishte parë fotot”.
“Kur nisa punën, më thanë se isha e natyrshme me fëmijët. Më donin. Ishte e vështirë, por po ia dilja mirë”, thotë mësuesja-modele.