Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka gjatë zhvillimit të Asamblesë zgjedhore të partisë së tij foli për situatën në të cilët ndodhet opozita, që sipas tij përballë PS është në një situatë delikate dhe aspak për tu krenuar.
Agron Duka, Kreu i PAA: Përballë kësaj maxhorance që kërkon mandatin e katërt qëndron një opozitë që nuk lë vend shumë për tu krenuar. Duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtë për të parë atë që jemi në të vërtetë. Opozita humbi rreth tre vite duke luftuar mes vetes duke u përçarë e ndarë në disa grupe ku rivaliteti dhe agresiviteti politik brenda Partisë Demokratike ia kaloj atij me maxhorancën qeverisëse.
Duke parë që politika është në ngërç, Duka propozon që të bashkohen forcat për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme.
Ndër të tjera, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë ku korrupsioni është kthyer në rrezik për shoqërinë dhe ekonominë. Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve të kaluar ishin zhgënjyese, ku kishte bashki që kjo parti nuk ka marrë asnjë këshilltar.
/a.r