“Kohët ndryshojnë”. Me këtë fjalë, në spanjisht, të shqiptuara nga Mick Jagger, Rolling Stones nisën koncertin e mbrëmshëm në Kuba. Grupi i famshëm anglez ka hedhur një hap të ri, duke mos qenë më emblemë e “sex, drugs and rock&roll”.
Kubanë dhe turistë të huaj, të rinj e të moshuar, njerëz të thjeshtë por edhe të famshëm si Leonardo Di Caprio, Richard Gere e Naomi Campbell, ndoqën ngjarjen historike në Ciudad Deportiva të Havanës.
Koncerti ishte falas për spektatortë, pasi kosotja prej 7 milionë dollarësh u mbulua e gjitha nga sponsorët.