Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare Adelina Ismaili, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për lejimin e armëmbajtjes për femrat në rrezik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adelina shprehet qartë:
“Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara! Femra, mbroni veten dhe jetën!
Mbroni me jetë vajzat, motrat, nënat e juaja! Merruni me komentet që bëjnë thirrje për vrasje në internet!