Genc Gjokutaj, anëtar i Kryesisë së PL-së, deklaroi se në 27 Prill partia do të mbledh Konventën Kombëtare ku dy çështje që pritet të diskutohet dhe më pas të votohen , për një statut të ri të funksionimit, është nepotizmi dhe krahinizmi.
“Ju duhet ta dini se në 27 prill Partia e Lirisë mbledh Konventën Kombëtare dhe ka ndryshime të rëndësishme për sa i përket drejtimit të partisë. Ku Meta ka deklaruar që një nga problemet në këtë parti është nepotizmi dhe krahinizmi. Pas Konventës me hyrjen e statutit të ri do të behët një zgjidhje sepse znj. Kryemadhi është në të gjitha strukturat e partisë. Të dy nuk mund të rrinë sepse as të dy nuk mund të fitojnë”, deklaroi Gjokutaj.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Alban Dudushi për deklaratat më të fundit të znj. Monika Kryemadhi që i gjithë konflikti për drejtimin e partisë me z. Ilir Meta vijnë si pasojë e këshilltarëve të rinjë që ka marr nga Presidenca si dhe Erion Velia nuk e godet vetë SPAK por karikon Ilir Metën për të sulmuar Altin Dumanin, Gjokutaj tha se “ as vetë Monika Kryemadhi nuk e beson këtë që thotë. Kjo është e tepër të thuash që karikohet Ilir Meta nga Erion Veliaj. Këto janë qëndrime emotiv.
/a.r