Maria De Filippi është tejet diskrete sa i takon jetës së saj private, për të cilën flitet dhe dihet shumë pak. Mirëpo ka qenë vetë ajo që për herë të parë ka folur për vështirësitë që po kalon në planin personal.
Përgjatë konferencës për shtyp të “Amici” ajo tregoi për herë të parë për vdekjen e të ëmës, që ka ndodhur muaj më parë. Prezantuesja e dashur e televizionit italian ka mbajtur zi për gjashtë muaj. Pas pyetjeve mbi një spektakël me Renato Zeron, ajo zbuloi:
“Ky vit ishte pak i vështirë në planin personal, pak delikat, ndaj idea mbeti pas dore për fajin tim. Nuk kam pasur kohë të punoj për të. Kam pasur motive familjare. Nuk ka lidhje me Maurizion, por me nënën time. Kam qenë në zi pas një sëmundjeje të rëndësishme dhe nuk kam pasur mundësi të çoj përpara këtë ide pasi gjatë kohës që nuk isha në televizon, kam qëndruar në shtëpi. Gjithsesi projekti me Renaton Zeron vazhdon të qëndrojë.” Revista Who