Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka deklaruar se sulmet ndaj drejtësisë nuk janë të denja pasi ato nuk i shërbejnë demokracisë së një vendi.
“Sulmet ndaj drejtësisë nuk janë të denja për një demokraci”, ka deklaruar ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Gonzato ka qenë i pranishëm në aktivititetin “Garancia Rinore” që zhvillohet në ambjentet e shkollës profesionale, industriale “Pavarësia”, në qytetin e Vlorës.
Sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, kanë shkaktuar “tërmet” përgjatë ditëve të fundit. Ndërkombëtarët nuk kanë qëndruar pa reaguar dhe pa dënuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, ndërsa janë shprehur në mbrojtje të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
/a.r