Në fakt Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë mace sepse ka qenë gjithmonë i trembur dhe natyrisht nuk ka qenë asnjëherë kryetari real i Bashkisë së Tiranës. Edhe tregarët shetitës të rrugëve nuk janë minj, por janë njerëz që kërkojnë të gjejnë mënyrën e tyre për mbijetesë. Dhe sa kohë që Bashkia nuk merret me tregjet, ata do të shfrytëzojnë këtë mundësi. Edhe këtë fiks te “Brryli” në Tiranë, sepse natyrist Luli është marrë me punë të mëdha, me çmimin e naftës në Bursën Ndërkombëtare, por jo me atë për të cilën paguhet, sistemimi i tregjeve lokale. Ja një nga provat ulëritëse të një fakti të tillë.