“Ilir Meta është në grahmat e fundit”, kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri, nisur nga deklaratat e fundit të kreut të PL-së kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit, por edhe për “grupe armiqësore” në partinën që drejton.
Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Beqiri tha se Meta do të japë llogari patra drejtësisë, pasi ndaj tij , siç theksoi avokati, rëndojnë akuza shumë të rënda për afera korruptive.
“As nuk diskutohet për rikthim të fuqishëm, pozita e tij është jashtëzakonisht e vështirë. Ai është në grahmat e fundit, do të japë llogari ndaj drejtësisë. Në kurriz të tij ka akuza shumë të rënda që janë afera konkrete të cilat ai i ka kryer dhe që dashur padashur është bërë personazhi, jo thjesht i përfolur, por më i korruptuar i këtij vendi. Në historinë e shtetit shqiptar nuk ka një të dytë që të ketë poste kaq të larta dhe të jetë kaq i korruptuar, por nga ana tjetër të jetë edhe njeriu më i degraduar që ta çojë kryetarin e shtetit në atë derexhe sa të tallen i madh e vogël e ato vende armike të Shqipërisë që thonë ja se kush e ka drejtuar këtë vend.
Të vesh një herë të thuash që cakto datë zgjedhje dhe pastaj të anulosh datën e zgjedhjeve dhe pastaj mos të të dëgjojë askush dhe të bëhen zgjedhje dhe pastaj të caktosh ti një datë zgjedhje dhe askush mos të shkojë në zgjedhje, të bëhet dekreti lëmsh. Ai është një person me disekuilbër mendor të vazhdueshëm që e ka shprehur, një njeri që kurrë nuk është skuqur apo zverdhur ndonjëherë. Nuk i erdhi turp që bëri CEZ-DIA. Nuk kishte nevojë ta kërkonte Dumani dëshminë e Kastriot Ismailajt sepse dëshminë e dha gruaja e tij në Austri që i krijoi një dosje Austria dhe ajo tha më jepni azil politik, kam ikur nga Shqipëria sepse jam e rrezikuar më vret Meta, siç zhduku drejtorin e KESH tha do më zhduki edhe mua dhe ju dha azili politik për këtë shkak. Një njeri në dëshpërim e sipër fillon dhe flet si rrugaç rruge. Thotë që Dumani është kushëriri Nuredinit, se ça lidhje ka Dumani me Nuredin Dumanin, një Zot e di”, u shpreh Beqiri.
/a.r