Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka zbuluar detaje në lidhje me atë që po ndodh brenda partisë si dhe ka hedhur dritë mbi atë që pritet të ndodh në Konventën Kombëtare që do të mbahet së shpejti.
I ftuar në emisionin “Ekspres” të drejtuar nga moderatori Nolian Lole, Braimllari deklaroi se, si nënkryetar i Partisë së Lirisë është fokusuar kryesisht në betejat që ka në këshillin bashkiak në Bashkinë e Tiranës ku jemi prezent jo vetëm duke denoncuar afera korruptive por dhe duke propozuar iniciativa që janë në shërbim të qytetarëve”.
I pyetur për një reagim të më parshëm nga ai për atë që Kryetari Ilir Meta e ka quajtur inekzistente strukturat, Braimllari sqaroi se, është keqkuptuar statusi i tij në rrjete sociale sepse sipas tij ka qenë një falënderim për strukturat mbështetëse që e kanë përkrahur në Korçë në fushatën elektorale. Teksa shtoi se tashmë do të jetë z. Blushi personi përgjegjës për qarkun e Korçës. E pash të arsyeshme që duhet ti falënderoja mbështetësit sepse kam një kontribut prej 19 vitesh angazhim në strukturat e LSI-së dhe tashmë në PL”u shpreh ai
“Emri i Endrit Braimllari është lidhur me angazhimin e tij prej 19 vitesh në strukturat e partisë . kam krijuar marrëdhënien time me mbështetjen që më kanë dhënë qytetarët. Nuk është e rëndësishme që është apo jo Endriti në ekip drejtues por më e rëndësishme është që ekipi të jetë fitues”, shton Braimllari.
Për sa i përket deklaratave të Kryetarit të PL-së, z. Meta për ndryshimet statutore dhe dhënien fund e nepotizmit në parti, Braimllari u deklarua se, “besoj se Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka një projekt të tijin që do e prezantoi në konventën tonë kombëtare për të ridimensionuar rolin e partisë dhe për të qenë më e hapur. Në fakt është domosdoshmëri hapja e partisë , madje unë do ta falënderoj z. Meta dhe për një hapje politike që i bri partisë kur la mandatin si President i Republikës, qoft z. Blushi, z. Nesho, z. Milo etj”.
I pyetur nga moderatori Nolian Lole pse kanë munguar daljet publike së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, Braimllari u përgjigje se, kemi qenë prezent me detyrat tona konkretë që ne kemi.
“Ai si sekretar i përgjithshëm ka një përgjegjësi më të madhe se sa unë në raport me strukturat dhe organizimin e partisë. Unë si N/kryetar jam i fokusuar tek Bashkia e Tiranës dhe besoj se jami koordinuar në aksionin politik”.
Sipas Braimllarit nuk është e nevojshme që në një parti politike të ketë persona që qëndrojnë gjithë ditën së bashku, ku secili të bëj punën e vetë.
“Në gjykimin e ekipit drejtues të partisë është një riorganizim i ri i strukturave politike për t’i dhënë më shumë ritëm”.
Ju e thoni hapje e partisë, pyeti gazetari Nolian Lole, por për ne kuptohet si ndarje e partisë,ccfarë po ndodh brenda jush?
“Nuk e di se sa ndarje do jetë. Një vendim duhet gjykuar kur zbatohet, pra nuk e dimë se si do të zbatohet. Ajo që është e rëndësishme për mua është që ccdo vendim që do merret të kaloi në votë nga Konventa. Personalisht do të zbatoi ccdo vendim që do të marri Koventa pasi më e rëndësishme është uniteti me njëri tjetrin. Sepse ne nuk kemi luksin të mbjellim gjuhë përçarëse , nuk duhet të nxisim strukturat në një konflikt me njëra tjetrën..” shton Braimllari
Duke analizuar se si e sheh organizimin e partisë Braimllari theksoi se, ”partia është komunikim i përditshëm me anëtarët dhe qytetarët e ndryshëm dhe jo komunikim nga zyrat e partisë. Partia nuk është burokraci, parti është frymë, është energji. Thelbi është një bashkim vullnetar njerëzish ku në bazë të këtij bashkimi ndërtohen strategji dhe frymë”.
“Besoj se do të gjendet gjuha e përbashkët për të pasur një ekip gjithëpërfshirës që do ti japi ritëm PL në zgjedhjet e tjera”.
Gjithashtu Braimllari ka komentuar dhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe çfarë duhet të ketë prioritet SPAK.
“Drejtësia duhet të bëj punën e vetë. SPAK-u të vazhdojë hetimet për Inceneratorët dhe për 5D e Bashkisë së Tiranës që duhet të marrin zgjidhje dhe minimumi përgjegjësit dhe drejtuesit kryesor të Institucioneve si Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe Kreu i Bashkisë, Erion Velia të merren në pyetje nga SPAK. Unë mendoj se fiton ekipi dhe jo individi. Ndoshta me bërjen një hap pas, do kuptohet që gjerat shkojnë më mirë ose aspak më mirë por ka nevojë të sqarohet pozicioni i gjithsecilit.
“Besoj se ne votat që kemi marr lidhen rreth emrin të Ilir Metës dhe besoj se është ai që bashkon votat, mbështetjen etj. Ilir meta është një faktor i jashtëzakonshme që i ka dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave këtij vendi dhe nuk duhet mohuar” u shpreh në fund ai.
/a.r