Juristja Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk duhet vetëm që të përfundojnë në burg, por familjarëve të tyre duhet t’u konfiskohet gjithçka që ata kanë vjedhur.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Meta dhe Berisha po përpiqen të faktorizohen, njëri duhet hipur në trare, e tjetri duke ulëritur nga ballkoni.
“Meta, nuk ishte faktor dhe Partia e Lirisë gjithë këtë kohë, ishte totalisht inekzistente. Ai përpiqet tani me anë të skandaleve, duke hipur nëpër traret e kodrave dhe të rrugëve, të faktorizohet, edhe berisha përpiqet të faktprizohet duke ulëritur nga ballkoni. Të dy këta e kanë me amerikanët, por janë aq burreca sa nuk kanë kurajo të godasin SHBA, por godasin Dumanin. Edhe mospranimi i Berishës në Grupin Parlamentar, për mua tregon shumë. Tregon që do e arrijë qershorin dhe do e humbë mandatin. Mendoj që do i shtohen dosjet që e presin.
Këta personazhe të politikës shqiptare, por edhe nga e majta, që ka goxha, duhet të ndëshkohen tek korrupsioni dhe t’i konfiskohet gjithçka që këta i kanë vjedhur shqiptarëve. Nuk duhet vetëm burgu. Duhet t’u konfiskohet familjarëve të Berishës sidomos, të ndalohet së ushqyeri familja e Berishë me leje ndërtimi, të ndalohet edhe Ilir Meta me gjithë pasurimet që vazhdon t’i pastrojë. Të ketë një koordinim të SPAK dhe qeverisë shqiptare në vullnetin e saj në luftën kundër korrupsionit”, theksoi ajo./m.j