Çunat mund të mendojnë se vajzat me gjokse të bëshme jetojnë një jetë si në parajsë. Por po të pyesësh vajzat me këso gjoksesh, parajsa nuk duket as në horizont. Lindsey Pelas, modele në Playboy ka listuar disa nga gjërat më të neveritshme dhe të mërzitshme që vijnë nga gjinjtë e mëdhenj.
Ajo ka treguar se gjokset e saj janë 100% natyralë dhe madhësia e tyre është 32DDD . 3 milionë ndjekësit e saj në Instagram mund të mendojnë se Pelas është një vajzë shumë fatlume por ajo kalon shumë kohë duke ‘mallkuar’ këtë ‘dhuratë’.
Disa nga problemet që vijnë nga gjinjtë e stërmëdhenj sipas Lindsey:
1. Sa herë përkuleni duhet t’i mbani ‘shoqet’ me të dy duart ose përndryshe do ndjeni se do rrëzoheni nga një peshë shumë e rëndë.
2. Do të dukeni vulgare në çfarëdo lloj rrobe që vishni, qofshin veshje sportive, xhinse apo fustan më ekstravagant.
3. Këmishat nuk mund t’i mbërtheni në pjesën që më së shumti duhet të ‘fshihet’.
4. Bërja e pazarit për jelekë të rinj është ferr i vërtetë. Ose duhet blerë një numër të papërshtatshëm ose duhet të bësh pazar në dyqanet me veshje erotike, dhe nuk është se ndjeheni gjithmonë si një bishë seksi.
5. Ushtrimet në palestër… Çfarëdo që bëni ju do të ‘kërceni’ patjetër.
6. Shikimet nga të tjerët kur jeni në palestër. Nuk mund ti duroj.
Por 24 vjeçarja ka thënë se nuk është gjithmonë gri puna e gjokseve. Ajo ka treguar edhe për benefitet që vijnë nga gjinjtë e saj.
“Më pëlqen ti quaj ‘Strajca e natyrës’. Më shërben si një çantëz e cila mund ta zë telefonin dhe buzëkuqin në të njejtën kohë”, ka thënë me shkaka bukuroshja nga Amerika. /ORAinfo/