Avokati Spartak Ngjela, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se të ishin në pushtet dhe sa kanë pasur pas, dhe të tregojnë si e kanë bërë këtë pasuri.
Para pak ditësh është thërritur nëna e Monika Kryemadhit, për të dhënë shpjegime mbi pasurinë, çfarë ecurie ka pasur dosja?
“Nuk di gjë unë, ata janë sekret hetimor. I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror do të shkojnë drejt proceseve penale. Nuk janë vetëm këta të dy.
Më trego sa para ke pasur dhe me sa ke dalë pasi ke qenë kryeministër, etj. Kjo është arsye juridike e penalitetit në gjithë botën, për ata që kanë pasur paratë e popullit në dorë.
A ka tentativë për të ndërhyrë në SPAK?