Ndoshta mund të mendoni se bëhet fjalë për gara makinash, ose xhirimet më të fundit të filmit “Fast and the Furious”, por në fakt nuk kemi të bëjmë me asnjë prej tyre. Një i ri nga Kukësi na ka derguar videon e tij duke “fluturuar” me makinën e tij në tunelin e Kalimashit. Kilometrazhi i tij shënon 316km/h.
Shpejtësi të tilla janë të rralla në vendin tonë, aq më tepër duke ditur cilësinë e rrugëve tona. Duan të jenë “Schumachera” të jetës reale por përfundojnë nëpër humnera dhe kanale. Lutemi që piloti të ketë jetën e gjate. /jeta osh qef