Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kauzat e opozitës për kundërshtimin e dy marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, nuk janë kauza reale.
Ai ka thënë se çështja e demarkacionit nuk vërtetohet me deklarata politike, duke shtuar se me këto të fundit mund të rritet vetëm frustrimi dhe pakënaqësia e qytetarëve. Ndërsa, sa i përket çështjes së asociacionit, Mustafa ka thënë se kjo është çështje e përfunduar.
Sipas tij, Asociacioni është obligim ligjor që është trashëguar pasi që siç thotë Mustafa Gjykata ka thënë që asociacioni duhet të themelohet, shkruan Gazeta Tribuna.
“Edhe po të vinte opozita, edhe Vetëvendosja në pushtet nuk kanë qare pa e zbatu atë ligj sepse duhet me zbatu ligjin ose duhet me shku në Kuvend edhe mi siguru 2/3 e votave në mënyrë që më zhbë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa.
Sipas, kryeministrit Mustafa, opozita mund të bëj vërejtje , por asociacionin dhe demarkacionin do ta pranonin.
“Këta munden , opozita për arsye politike me bë vërejtje të tilla me i pranu ose mos me i pranu , por unë e garantoj edhe opozitën edhe qytetarët që nesër po të ishin ata në pushtet, do të jenë ata që të parët prapë do ta bënin edhe njërën edhe tjetrën “, ka thënë Mustafa.