Më mirë të dish apo të kesh? Kjo pyetje që duket si lojë fjalësh që shpesh na është bërë në fëmijëri, ka marrë përgjigje nga disa prej njerëzve më të pasur në botën e sotme kapitaliste.
“Investimi më i mirë që mund të bëni është në veten tuaj… Sa më shumë të mësoni, aq më shumë do të fitoni.” është emëruesi i përbashkët i dakordësisë së miliarderëve amerikanë Warren Buffett, Jeff Bezos, Mark Zuckerberg apo Larry Ellison.
Me bazë filozofinë “Paraja rrotullon botën” edhe Shqipëria po përpiqet të bëhet pjesë e hartës globale të popullatave të “edukuara financiarisht”.
“Po çfarë është edukimi financiar? Është një informacion që fillon me një informacion bazik për fëmijët se çfarë janë depozitat, kredia, kursimet. Si duhet menaxhuar një buxhet familjar? Ky proces shoqëron gjithë procesin jetësor tonë”, tha guvernatori Sejko.
Në përpjekje për të shpjeguar rëndësinë e edukimit financiar me qëllim vënien në përdorim në mënyrë të zgjuar të parasë, ish-ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Edona Bilali iu referua autorit dhe trajnerit amerikan të karrierës, Tony Robbins.
Por bota e sotme kapitaliste veç mundësive, ofron edhe rreziqe. Mashtrimi është një prej tyre. Me qëllim këshillimin për kujdes, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduart Shalsi solli këtë shembull nga jeta e tij në rini.
“Në rrugë në Greqi një grup djemsh vinin në sfidë njerëzit për të gjetur se ku ishte fshehur lajthia në një nga tre gotat. Pasi fitova dy herë nga 50 Marka, i humba të gjitha kursimet e mija që kisha grumbulluar”, rrëfeu Shalsi.
Nga viti i ardhshëm mësimor, edukimi financiar mund të përfshihet si lëndë edhe në arsimin fillor në shkollat e vendit.
1 gje nuk keni kuptusr ju qe populli eshte me i zgjuar se ju.ju doni tu mesoni femijeve genjeshtra se gjysmat qe shkruajne librat per funksjonimin e kapitalizmit jane genjeshtra.do i edukojme ne prinderit femijet se si funksjonon kapitalizmi i dime te gjitha hilet.qe te funksjonoje kapitalizmi ne Shqiperi duhet qe gjysma e Shqiperise te jete e varfer puntore se po ska te varfer shembet kapitalizmi.taksat prandaj i ve shteti qe te ngelemi te varfer se per para shteti nuk ka nevoje pret me makineri da te doje paraja leter eshte