Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit po përgatitet të presë për herë të parë udhëtimet transoqeanike.
Në kantier po vijojnë punimet për të zgjeruar pistën, terminalin dhe njëkohësisht për krijimin e vendqëndrimeve të reja, që do të akomodojnë avionët që vijnë nga përtej Atlantikut. Sipas zv.kryeminsitres dhe njëherazi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ky është një premtim i mbajtur për aviacionin civil shqiptar
“Është kënaqësi shumë e madhe që të shikojmë sesi strategjia e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e aviacionit civil në një shkallë tjetër ka filluar të implementohet dhe tashmë është e materializuar. E kemi nisur këtë proces në 2019, kur kemi shpallur një strategji të mirë studiuar dhe të vendosur mbi baza, në bashkëpunim me partnerët tanë EUROCONTROL, IATA dhe të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Kemi bashkëpunuar me kompani të huaja të cilat kanë ekspertizën, duke qenë se Shqipëria vinte nga një proces le të themi shumë bazik i aviacionit civil deri në vitin 2019”.
Me investimet e reja, aeroportit të Rinasit do t’i shtohen kapacitet përpunuese dhe do të jetë i aftë të presë deri në 30 mijë pasagjerë në një orë. E njëjta linjë me investimin në zgjerimin e kapaciteteve, do të ndiqet edhe me burimet njerëzore, të cialt zv.kryeministrja i cilësoi jetike
Nga 10.1 milionë turistë që vizituan vendin vitin e kaluar, 70% e tyre erdhën nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, duke treguar edhe njëherë rëndësinë strategjike që përfaqëson për zhvillimin ekonomik të vendit./m.j