Një fjali e shprehur në intervistën në Top Channel nga ish-ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi reagime të shumta.
“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u fliste për investimit e bashkëshortit të saj në Himarë.
Sot në një intervistë për Report TV, Xhaçka tha se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.
“Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet.
Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti.
I kanë dhënë konotacion krahinor, është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit.
Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti” tha Xhaçka./m.j
Po mirë e ke thënë moj Oltë, e ke thënë mrekulli, sepse Sali Shiqerja, nga theqafja, nga gopi i plakës së vet, nga Vuqidolja e malësisë së Gjakovës, është bërë pronar tokash, nga Razma, Velipoja e deri në Ksamil, bashkë me bijtë e vet….