Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gogu iu përgji akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.
“Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarine e sistemeve qe mbrojne sistemin TIMS, nuk jane gjyqe. Ju terheq vemendjen t’i qendrojme ketij urdheri te Kuvendit. Zoteria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshem. Nuk ndeshkon Kuvendi. Ne hetojme veprimtarine me ndihmen e disa eksperteve. Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit.
Javen e kaluar donit t’i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muces. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik. Kjo sepse jeni humbes seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u beni ju inkuizitore”, deklaroi Toni Gogu, nënkryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS./m.j