Fillon deportimi i shqiptarëve që kanë shkuar në Gjermani. Ashtu si është parashikuar,
shteti gjerman ka paralajmëruar se të martën me 2 qershor do të kthejë në Kosovë rreth 280 emigrantë kosovarë të cilët i përkasin valës së fundit të migrimit. Këtë e ka konfirmuar për KosovaLive, edhe Valon Krasniqi , zyrtar për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
“Nesër është paralajmëruar se Gjermania do të kthej rreth 240 persona ndërkaq prej tyre 209 do të kthehen me forcë ndërsa pjesa tjetër do të kthehen me vetëdëshirë meqenëse kështu kanë kërkuar ata”, theksoi ai.
Krasniqi bëri të ditur se që nga 1 janari i këtij viti e deri më tash numri i personave të kthyer nga shtete tjera perëndimore ka shkuar në 7.500 prej tyre 64% të kthyer në mënyrë vullnetare.
“Që nga 1 janari e deri më tash numri i personave të kthyer nga shtetet përendimore ka mbërritur në 7.500 persona, që të gjithë i përkasin valës së fundit të migrimit ndërsa ajo që vlen të theksohet është se rreth 64 % janë të kthyer në mënyrë vullnetare e që është një dallim nga viti i kaluar sepse vitin e kaluar kanë qenë të kthyer 70% me forcë”, tha Krasniqi.