Simbolika e “Al Capone”, duket se do të vijojë gjatë të jetë një lojë kungulleshe mes pozitës dhe opozitës, sa i përket etiketimeve dhe luftës politike mes tyre. Sot ka qenë rradha e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që me këtë personazh të stigmatizojë kryeministrin, Edi Rama, duke u shprehur se ““Al Capone” është tashmë i ulur në karrigen e kreut të qeverisë”. Këtë koment Basha e ka bërë gjatë një takimi me gazetarët ku ka bërë një resume të viztës së tij më të fundit në SHBA. Sipas tij, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Reforma në Drejtësi, do të kryhet sipas rekomandimeve të Venecias, me qëllim që të ketë drejtësi funksionale dhe të pakorruptuar larg presionit të plotikës dhe që të hetojë edhe politikën.
“Reforma në Drejtësi nuk është abstrakte dhe as qëllim në vetvete. Kjo Reformë do ti jap fund krekosjes së qeveritarëve, sepse qeveria po vjedh qytetarët. “Al capone” është i ulur në karrigen e kryeministrit”, deklaroi Basha.
Lidhur me vizitën në SHBA basha u shpreh se kthehet shumë optimist, sepse sfidat e Shqipërisë do të mbështeten nga SHBA. Sipas tij, do të vijohet me ligjin për dekriminalizimin dhe se të kriminalizuarit do të ikin nga institucionet.
“SHBA do të jetë pranë PD-së për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reforma Zgjedhore do të jetë në vëmendje të politikës amerikane. Është shurje shprese për oligarkët se mund të deformojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare ato do të përballen jo vetëm me PD por edhe me SHBA”, ka deklaruar Basha
(javanews.al) Me. Ar