Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, juristja e Birsida Gjikondi, komentoi se Ilir Meta ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike dhe ka një përplasje serioze me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila jo më kot tha në Kuvend se i vjen keq për çdo grua që bëhet “mish për top’ për burrat.
Sipas saj, ky ishte një mesazhi i koduar që Monika i dha Ilir Metës nga Parlamenti.
“Monika nuk ka formim të spikatur, është emocionale dhe është nën nivelin mesatar intelektual, por i dha një sinjal të shoqit nga Kuvendi. Ata kanë qenë më shumë një SHPK sesa një familje. Monika dhe mbështetësit e saj janë zbuar nga selia e LSI-së. Madje kanë pasur edhe përplasje fizike mes tyre para një mbledhje kryesie. Çdo shqiptar i thjeshtë e kupton se Meta nuk është shumë normal. Mjafton të shikosh ça po bën duke hipur nëpër trarë, thur poezi për Vlorën, bën gira, shtanga. E hap dhe e mbyll median e tij online me gjëra pa pikë lezeti. S’ka figura në asnjë vend normal në Evropë që bën ata që bën Ilir Meta sepse ka qenë President, kryeministër, ministër. Është një debat besoj burrë e grua dhe me paranojat që Meta ka, ky është problem me të shoqen.”, tha Gjikondi.
/a.r