Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë ku diskutohej raporti i Këshillit të Komisionit të Integrimit Europian, nënkryetari i këtij këshilli Toni Gogu u shpreh se maxhoranca nuk dëshiron ta përdorë integrimin europian për tribalizëm politik.
“Eshtë shumë e thjeshtë që ta trajtojmë procesin e integrimit si nje proces asimilimi. Të asimilohesh për të ngjitur shkallët e suksesit personal është e gabuar. Nuk ështê ky integrimi. Nuk është ky as qëndrimi i shumicës socialiste as qëndrimi besoj i parlamentit tonë. Nuk duam ne ta përdorim integrimin europian për suksese personale apo partiake. Nuk duam as ta përdorim integrimin për tribalizêm, për farefisin politik. Jam shumë dakord që të vish këtu e të kërkosh të ngrihet komision hetimor, kjo është e drejtë kushtetuese dhe shumë mirë bëjnë që e përdorin. Por të vish e ta përdorësh këtë të drejtë, për të filluar për të mbrojtur nga kjo drejtësi për të cilën po na duartrokasin të gjithë, sepse deri me parë nuk ngjasonte me drejtësinë europiane, dhe ta përdorësh ketë për të mbrojtur farefisin politik, për ta nxjerrë farefisin politik nga kthetrat dhe duart e drejtësisê, është njësoj si ta shohësh Europën dhe ti qeshësh me sy por të plasësh me zemër.” -tha Gogu nga foltorja e Kuvendit.
Po ashtu socialisti u shpreh se Shqipëria është e palëkundur në vendosmërinë drejt integrimit europian por këtë veç verbëria politike nuk e sheh.
“Nuk ka zog, pelikan, flamingo, a zog shtegtar që nuk e ka parë peisazhin e Shqipërisë në integrimin europian që është i karakterizuar nga një vendosmeri e palëkundur dhe nga një progres i prekshëm.Tek zogjtê bën pjese edhe bufi që është aty por ben sikur nuk sheh përditë.”- tha Toni Gogu.
/a.r
Ju me k/hajdutin tuaj sot,per sote jeni te gjithe ne prag te burgut,plus do ju merren te gjtha parate e pasurite qe ju keni vjedhe e plackite popullit.Ti e shoket tuaj po na hiqeni si te virgjer,sh gogu dardha e ka bishtin mbrapa qe do ju qerroje syte ju te gjithve.