Pas mbledhjes me grupin e dialogut, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka thënë se është lënë detyrë që ekspertët të harmonizojnë në një dokument çështjet që do trajtohen nga grupi i përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi është shprehur se opozita dhe mazhoranca kanë prezantuar planin e tyre të punës në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Oerd Bylykbashi: Prezantoheshin ekspertët së bashku, por edhe paraqitej plani i punës i palëve. PD dhe opozita kanë ardhur me draftet e tyre dhe kanë bërë propozimet me çështjet prioritare. Ajo që u la detyrë, ekspertët do të harmonizojnë në një dokument çështjet që trajtohen nga grupi i përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore. Do të trajtohen të gjitha çështjet me karakter politik sepse zgjedhjet në të gjitha rastet janë sa vullnet politik ka. Ne kemi për qëllim të kufizojmë vullnetin negativ të qeverisë për të shkatërruar zgjedhjet.
Por çfarë është prioritare për Partinë Demokratike?