Më 15 Mars 2008 nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve në Gërdec humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Për të folur mbi këtë temë i ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH avokat Ideajet Beqiri u shpreh ndërtimi fillimisht ishte menduar të bëhej në Bërzhitë më pas ishte Fatmir Mediu i urdhëruar nga VKM që nxori Sali Berisha, ai ngarkoi gjeneral Shpëtim Spahiun që të ndërtohej në Gërdec.
“Kur kanë marrë 4 prokurorët memorien ata kanë vjel disa pyetje dhe përgjigjet e tij ishin që Gërdeci do të bëhej në Bezhitë, por unë bashkë me ekipin tim, e studiuam, e pamë gjithashtu edhe konventat ndërkombëtare dhe thamë që është e rrezikshme për të ndërtuar aty sepse është zonë e rrezikshme.
Në bazë të VKM që nxori Sali Berisha ai ngarkoi Fatmir Mediun që të nxirrte urdhrat se ku duhej të bëhej dhe kush do të ngarkohej për të ekzekutuar dhe për të vepruar dhe ka nxjerrë komandën e posaçme që ishte gjeneral Shpëtim Spahiu dhe ky më pas ka lejuar që të ndërtohej në Gërdec”, tha Beqiri./m.j