Kreu i qeverisë dhe ai i Kuvendit kanë zhvilluar paraditen e së premtes takimin e radhës në vilën qeveritare të ish-Bllokut.
Mësohet se të pranishëm janë edhe Gramoz Ruçi e Petrit Vasili. Temë e diskutimit mes dy krerëve të koalicionit qeverisës janë zhvillimet e fundit politike, reforma në drejtësi dhe votimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Bojkoti i opozitës dhe bllokimi i Kuvendit nga ana e saj, mendohet të tjetë një tjetër bisedë që krerët e mazhorancës do të konsumojnë paraditen e së premtes.